"Ndryshimet nuk miratohen pa debat"/ Xhixho: Vendimet e juaja janë në kundërshtim me Kushtetuën
"Vendimet e juaja janë në kundërshtim me Kushtetuën. Të vijmë në këtë seancë për duke shkelur Kushtetutën, është pak të thuash sesa fallco ka qenë ai betim i deputetëve.
Çfarë kuptimi ka të diskutohet rregullorja e Parlamentit në një ndryshim strukture që synon shkrirjen e komisionit të Integrimit, dhe më jepni një rast që opozita ka penguar procesin e integrimit.
Mesazhi i këtij parlamenti duhet të ishte gjithëpërfshirja, shoqërisë civile e mediave.
Gjithë ky diskutim për strukturën më të rëdnësishme të Kuvendit të kalojë në mënyrë të përshpejtuar dhe pa asnjë debat në parlament. Na thuaj një vend në BE që në synojnë të anëtarësohemi që nuk ka debat për rregullat e një parlamenti. Kryetar zbatoni Kushtetuën zbatoni rregulloren dhe tërhiquni nga ky vendim i padrejtë”, tha Xhixho.
