Tabaku kundër “reformës” në Kuvend nga PS: Përjashtimi i opozitës në këtë moment, hap pas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2025, 10:17
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj përjashtimit të opozitës nga Komisioni i Integrimit, duke e cilësuar këtë veprim si një “hap mbrapa” për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ajo theksoi se ky komision ka pasur gjithpërfshirje dhe ka qenë një kërkesë për qeverinë, por, sipas saj, qeveria ka dështuar të përmbushë detyrimet.
Tabaku shtoi se përjashtimi i opozitës në këtë moment është një veprim i cili dëmton avancimin e integrimit.
“Dy vite më parë ne bëmë një ligj që garantonte balancat e pushtetit, por sa më pak llogaridhënie aq më arrogancë ka pushteti.
E pashë këtë si një veprim të zaptimit të ccdo hapësire nga mazhoranca, duan ta marrin këtë komision, le ta marrin”, tha Tabaku.
