Xhymshiti: Sot Kosova ndodhet përballë një ngërçi të paprecedentë institucional
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 11 Shtator 2025, 18:30
Vudi Xhymshiti, kryeredaktor i “Gunpowder Chronicles” në një intervistë në Ora News u shpreh se sot Kosova ndodhet përballë një ngërçi të paprecedentë institucional.
Xhymshiti: Sot Kosova ndodhet përballë një ngërçi të paprecedentë institucional.
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar punimet e Kuvendit deri me 30 shtator pas një ankese të partisë Lista Serbe për mosgjetjen e një nënkryetari të komunitetit serb.
Praktikisht institucionet janë të ngrira.
Ky vendim na tregon dobësinë e sistemit politik edhe mungesën e përgjegjësisë kolektive.
Dobësinë e sistemit politik për mënyrën se si është instaluar.
