Hoti: Deklarata e Osmanit është katastrofale, po flasim për një proces të papërmbyllur në Kuvend
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, gazetari Shkodran Hoti e cilësoi si të papranueshme deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, duke theksuar se procesi i konstituimit të Kuvendit mbetet i papërfunduar për shkak të shumicës parlamentare.
" Deklarimi i zonjës Osmani, duke e ditur se zonja Osmani vjen prej një backgroundi të juristes, mendoj se është katastrofal dhe i paparanueshëm sepse Osmani e di mirë se kur përfundon apo kur përmbyllet konstituimi i Kuvendit.
Çfarë kemi parë nga zonja Osmani është një deklaratë që ka qenë në një linjë me deklaratat edhe me qasjen të cilën e ka pushteti në detyrë, në këtë rast partia që ka fituar zgjedhjet, apo shumica e Kuvendit që është Lëvizja Vetëvendosja.
Këtu nuk po flasim për një nënkryetar por po flasim për një proces të papërmbyllur, dhe ai proces është i papërmbyllur për shkak të shumicës në Kuvend, jo për shkak të pakicës Serbe", u shpreh Hoti.
