Mitrovicë e Veriut: Policia sekuestron sasi të madhe të armëve dhe municionit, arrestohet një person
Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Veriut ka rezultuar me bastisje në disa lokacione, ku janë sekuestruar armë, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake. Si rezultat i këtyre bastisjeve, një person është arrestuar, ndërsa në një rast tjetër është identifikuar një i dyshuar.
Në rastin e tretë të operacionit, Policia ka kontrolluar një shtëpi banimi në lagjen Korile, Komuna e Zveçanit, ku pronari i objektit ka njoftuar se posedonte dy armë me leje të UNMIK-ut, të cilat kishte deklaruar se i kishte transferuar në Serbi. Gjatë kontrollit, në shtëpi u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël e municionit.
Duke u bazuar në informacione operative dhe me qëllim parandalimin e humbjes së mundshme të provave materiale, Policia ka kryer bastisje shtesë në objektet përcjellëse të të dyshuarit, në përputhje me nenin 108 të Kodit të Procedurës Penale – që lejon kontrollin dhe sekuestrimin e përkohshëm pa urdhër të gjykatës në raste urgjente.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar këto materiale:

Dy (2) karikatorë për armë të gjata
49 detonatorë elektrik
Një (1) thikë
Një këllëf për armë të gjatë
Një fishek me mbishkrim “PPU 8×75 IS”
Një fitil ngadalë ndezës me një detonator mekanik
Gjashtë (6) detonatorë elektrik, katër prej tyre të rinj
Dy paketime me sfera për mbushje fishekësh gjuetie
Makineri për mbushje municioni
Pjesë shtesë për armë të gjatë për përdorim me tromblon
Tel për iniciim të detonatorëve
Një armë e gjatë e çmontuar me numër serik K-414675 dhe dy karikatorë me gjithsej 60 fishekë të kalibrit 7.62×39
35 kuti të mbyllura me municion “IK 89” (525 fishekë të kalibrit 7.62×39)
59 fishekë me mbishkrim “E”
65 fishekë me mbishkrim “IK 89”
50 fishekë për pistoletë “PPU 9mm LUGER”
Dy (2) karikatorë për armë të gjatë pa municion
Pajisje për matjen e distancës
Thikë për pushkë (bajonetë)
I dyshuari S.G., 73 vjeç, është arrestuar dhe pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndaj tij është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Në një tjetër rast, të identifikuar si Rasti VI, Policia ka kontrolluar një shtëpi në rrugën “Prote Stojana” në Zveçan, ku janë sekuestruar:
Një pushkë gjuetie
12 fishekë për pushkë gjuetie
15 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm
2 sfera për fishekë gjuetie
Një rrip për mbajtjen e fishekëve
Në këtë rast nuk ka pasur arrestime, por Policia ka njoftuar se është në kërkim të një personi të dyshuar për t’u intervistuar lidhur me gjetjet. Edhe për këtë rast është iniciuar procedura penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

