Në ''pauzën'' nga Kushtetuesja, Dili: Konstituimi i Kuvendit të Kosovës vazhdon të mbetet në pikën zero

Analisti, Visar Dili në një intervistë në Ora News u shpreh se konstituimi i Kuvendit të Kosovës vazhdon të mbetet në pikën zero.

Dili: Kushtetuesja po vazhdon në një farë forme ta mbajë zhargun e deputetëve dhe kërkesave partiake të liderëve partiak duke iu dhënë hapësirë dhe mundësi që të angazhohen shumë më shumë në fushatën zgjedhore sa i përket zgjedhjeve lokale e sa i përket konstituimit të Kuvendit i cili tashmë ka mbi 6 muaj që jemi duke pritur vazhdon të mbetet në pikën zero ku ishte.

Pa marrë parasysh që ne tani kemi një kryetar, kemi bllokadën e nënkryetarëve.

Tashmë nuk është befasuese ajo çfarë deklaron presidentja.

Presidentja tani e sa muaj nuk është marrë thuajse fare me zgjedhjen e këtij ngërçi politik.