Behluli: Serbia në tri fronte, mes protestave dhe anti-protestave

Gazetarja Ardita Behluli në një lidhje për “Ora News” tha se Serbia po përjeton tri realitete paralele: qeverinë kokëfortë, opozitën që kërkon demokraci më të madhe dhe studentët e ndarë mes qëndrimeve pro e kundër qeverisë.

"  Në këto 24 orëshin e fundit kemi pasur protesta masive studentore, ku mijëra studentë dhe demostrues të tjerë kanë marshuar në rrugët e Beogradit, të cilët kanë kërkuar ndëshkimin e policëve që akuzohen për përdorim të tepruar të forcës ndaj protestave anti qeveritare, ato të datës 5 dhe 6 shtator, duke ritheksuar protestat që patën, përleshjet që patën mes demostruesve dhe forcave të policisë.

Në anën tjetër kemi patur protesta pro qeveritare, kundër atyre që bllokojnë institucionet. Tanimë kemi 3 realitete, në Serbi kemi qeverinë kryeneçe që mban qëndrimet e saja, karshi një zëri ndryshe në Serbi, që kërkon një Serbi më demokratike, media të lira që kërkojnë lirimin e institucioneve të kapura nga shteti dhe në mesin e tyre kemi dhe studentët që janë pro qeveritarë", u shpreh Behluli.