EMRAT/ Shkarkohet nga detyra drejtori i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, ja kush e zëvendëson
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2025, 21:53
Qeveria ka marrë vendimin për të shkarkuar nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, Kastriot Gurra.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
Gurra ishte emëruar në këtë detyrë që në Janar të vitit 2024, teksa më herët ai ka qenë krybashkiak i Librazhdit.
Në vend të Kastritot Gurrës, në krye të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin është emëruar Ermal Shena.
