Rriten të ardhurat nga kontributet shoqërore dhe TAP

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur sot se vazhdon performanca e mirë e të ardhurave nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe Tatimi mbi të Ardhurat Personale (TAP).

“Bizneset po tregojnë një reflektim pozitiv ndaj formalizimit dhe përmbushjes së detyrimeve ligjore, fakt të cilin e tregojnë shifrat në rritje për këta dy tregues”, njoftoi DPT-ja.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për periudhën janar–gusht 2025 janë arkëtuar 14 miliardë lekë nga kontributet e sigurimeve, një rritje prej 12,2% mbi planin.

Gjiithashtu të ardhurat nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale (TAP) shënuan 8,5 miliardë lekë me një rritje prej 33,4% mbi planin.

Këto shifra dëshmojnë jo vetëm për një administrim më efikas tatimor, por edhe për një ndërgjegjësim në rritje të bizneseve për rëndësinë e kontributeve të sigurimeve, që garantojnë pensione më të sigurta dhe dinjitoze për qytetarët.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thekson se do të vijojë të mbështesë bizneset për përmbushjen e detyrimeve, duke forcuar një klimë bashkëpunimi dhe transparence, në funksion të një sistemi tatimor më të drejtë dhe gjithëpërfshirës.

Rriten të ardhurat nga kontributet shoqërore dhe TAP