Sa përfitoi ekonomia nga sezoni veror/ Tola: Kontributi që jep në ekonomi turizmi shqiptar nuk është ai që pritet

Eksperti i ekonomisë, Igli Tola, në një lidhje për “Ora News”, theksoi se edhe pse Shqipëria ka pritur një numër të madh turistësh këtë vit, kontributi real në ekonomi mbetet i kufizuar për shkak të nivelit të ulët të shpenzimeve ditore.

" Nuk është se ende kemi statistika apo shifra ekzakte në lidhje me fluksin turistik qoftë në numra por edhe në vlerë apo në kontributë në ekonomi apo në sektorë të caktuar, por duke u nisur nga perceptimi apo nga ato që arrimë të marrim nga degët e ekonomisë të lidhura drejtpërsëdrejti apo indirekt me turizmin, mund të themi që edhe ky vit u shoqërua me një numër të konsideruar turistësh.

Pastaj një analizë e mirëfilltë se a kishte një rritje, siç ndodhi 3-4 vitet e fundit me një progresion vit pas viti apo ishim në të njëjtat shifra, kjo mbetet për tu parë.

Ajo që vihet re është që turizmi shqiptar, kontributi që jep në ekonomi nuk është ai që pritet.

Çdua të them me këtë është fakti që këto turistë që vijnë, sa është shpenzimi i tyre ditor që bëhet në një sektor të caktuar të ekonomisë?

Shihet një tipologji turizmi që i shkon për shtat asaj që Shqipëria u proklamua në fillim si një destinacion turistik i lirë. Efektet e kësaj po i shohim akoma", u shpreh Tola.