VIDEO/ Tatimet “luftë” evazionit - Kapet biznesi në Shëngjin me 1 milion euro të padeklaruara

Administrata Tatimore, në vijim të aksionit për goditjen ndaj evazionit fiskal, ka kryer një aksion në zonën e Shëngjinit.

Nga ky aksion, u konstatuan 1 milion euro të fshehura në vetëm 8 muaj nga një subjekt në zemër të Shëngjinit.

Po ashtu, siç bëjnë me dije Tatimet përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ky subjekt kishte edhe punonjës të padeklaruar, mall pa faturë, moslëshim faturash dhe mungesë autofature.

Tatimet theksojnë se kontrollet vijojnë në gjithë vendin dhe u bëjnë thirrje bizneseve të respektojnë ligjin, përndryshe do të përballen me forcën e tij.