NIS RRUGËTIMI DREJT DIJES! Shkolla Jopublike “Faik Konica” mirëpret nxënësit! Të vegjlit kthehen me gëzim dhe emocione
Me himnin kombëtar dhe emocione të veçanta, nxënësit e ciklit fillor të Shkollës Jopublike ‘Faik Konica’ nisën vitin shkollor. Fëmijët me çanta të mbushura me libra, buqeta lulesh uruan mësuesit dhe festuan duke e kthyer këtë ditë dhe në një festë
Me tingujt e himnit kombëtar, nisi këtë të hënë zyrtarisht viti i ri shkollor për ciklin fillor të shkollës jopublike “Faik Konica”.
Emocionet, gëzimi dhe energjia e fëmijëve mbushën oborrin e shkollës, duke e kthyer ditën e parë në një festë të vërtetë.
Çantat e reja, buqetat me lule për mësuesit dhe përqafimet mes shokëve sollën një atmosferë të veçantë, që shënon fillimin e një kapitulli të ri plot ëndrra dhe shpresa për të ardhmen.
Për disa ishte dita e parë, për të tjerë një vazhdim i rrugëtimit drejt dijes, por ndjesitë ishin të njëjta gëzim dhe kureshtje.
Prindërit nuk munguan në këtë ditë të veçantë, duke i shoqëruar fëmijët me urime, ndërsa mësuesit janë gati të hapin një vit të ri, me sfida dhe suksese.
Nga oborri ku dëgjohen të qeshurat e nxënësve, tek auditorët ku nis puna serioze, sot mësuesit e shkollës “Faik Konica” e nisen dhe këtë vit rrugëtimin e dijes për vitin e ri shkollor.

