Nis viti i ri shkollor/ Rama: Suksese 345 mijë nxënës që ulen sot në bankat e shkollave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2025, 08:03
Kryeministri Edi Rama ka uruar nisjen e vitit të ri shkollor. Në një postim në rrjetet sociale, Rama i ka uruar suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave.
Gjithashtu i ka uruar suksese edhe 26,500 nxënësve të klasave të para që ulen për herë të parë në bankat shkollore.
POSIMI I PLOTË:
MIRËMËNGJES
dhe duke ju uruar suksese 345 mijë nxënës që ulen sot në bankat e shkollave, dhe ata 26,500 nxënës të klasave të para, që nisin sot rrugën e bukur të dijes, ju uroj një javë të mbarë.
