Konferenca e Ambasadorëve “Diplo 2025” mbledh në Tiranë ambasadorët shqiptarë nëpër botë, në fokus integrimi në BE
Prej datës 8 dhe deri në 10 shtator ambasadorët e shqipërisë të akredituar në vendet e botës do të mblidhen në tiranë. Në konferencën diplo 2025 do të diskutohet mbi integrimin e shqipërisë dhe të rajonit në be, diplomacinë ekonomike dhe ccështjet e sigurisë rajonale e globale.
Në ditën e parë, ku pjesë do të jetë dhe kryeministri Edi Rama por dhe ambasadori i BE Silvio Gonzato, puna do të fokusohet pikërisht te negociatat e anëtarësimit.
Për udhërrëfyesin teknik do të jenë dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka por edhe Ministrja për Administratën dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, ndërsa saktësohet se në këtë panel diskutimet do të jenë me dyer të mbyllura.
Sfidat e ekonomisë do të jenë temë e diskutimeve në ditën e dtë ku diskutimet do të nisin me zëvendëskryeministren Belinda balluku e më tej dhe me guvernatorin Gent Sejko por edhe me ministra të tjerë.
Siguria kombëtare dhe kërcënimet hibrite do të trajtohen në ditën e tretë me ministrin Ervin Hoxha atë të mbrojtjes Pirro Vengu dhe kreun e SHISH Vlora Hyseni.
Pikërisht piketat që do të vendosen në këtë konferencë tre ditore do të jenë detyrat kryesore të përfaqësuesve të shqipërisë në vendet ku ushtrojnë detyrën.
