"N'xhiro me Syçin" - Andoni: Ndërtimet në bregdet vazhdojnë të jenë pa kontroll

Në podkastin e radhës të "N'xhiro me Syçin" të gazetarit Ilir Demaliaj i ftuari i radhës ishte kolegu Arben Andoni me të cilin u bisedua mbi ndërtimet në bregdetin shqiptar.

Andoni, gjatë bisedës u shpreh se fenomeni nuk është thjesht një problem lokal.

“Problemi është që ndërtimet vazhdojnë të jenë pa kontroll, dhe efekti i tyre ndjehet përgjatë gjithë vijës bregdetare. Nuk është vetëm një çështje estetike, por një shkatërrim që prek komunitetin dhe turizmin”, u shpreh Andoni.

Gazetari vuri në dukje se këto ndërtime shpesh kryhen pa dokumente të rregullta dhe pa respektuar kanonet arkitekturore dhe të mjedisit.

“Pjesë e ndërtuesve nuk kanë dokumentat rregullt; kjo do të thotë se nuk respektohet as siguria, as estetika.”, theksoi Andoni.