Vengu: 127 kandidatë në kursin për oficerë, rritje me 108% nga viti kaluar

Forcat e Armatosura po bëhen gjithnjë e më tërheqëse për të rinjtë.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot shifrat e regjistrimeve në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Vengu theksoi se këtë vit, për Kursin e Përgatitjes së Oficerit janë regjistruar 127 kandidatë, nga të cilët 33 vajza dhe 94 djem.

Kjo është një rritje prej 108% e regjistrimeve krahasuar me vitin e kaluar.

“Besimi dhe interesi në rritje i të rinjve, përfshirë edhe atyre të diplomuar, për t’u bërë pjesë e FA është një element përgjegjësie për strukturat tona akademike për të ofruar edukim dhe formim ekselent”, nënvizoi Vengu.