Sh*rri mes dy familjeve/ Njëri u g*dit me th*kë, tjetri me mjete të forta - Lëndohen dy persona në Durrës

Pas një konflikti ndërmjet dy familjeve në Durrës janë plagosur dy persona. Njëri është goditur me thikë e tjetri me mjete të forta.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në lagjen 15 të qytetit bregdetar.

Burime nga policia thonë për mediat se në konflikt janë përfshirë dy familje të cilat banojnë pranë njëra - tjetrës.

Mësohet se në urgjencën e spitalit të Durrësit kanë mbërritur dy të plagosur. Njëri i plagosur me thikë dhe tjetri me sende të forta.

Policia është vënë në ndjekje të autorit, dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ende nuk dihet shkaku këtij sherri, ndërsa po punohet për kapjen e autorit, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.