Zbardhen DETAJE nga vr*sja na Podujeve/ Identifikohet autori, e q*lloi me breshëri pl*mbash brenda mjetit të tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2025, 08:10
Zbardhen detaje të reja nga vrasja mbrëmjen e së shtunës në Podujevë.
Sipas mediave të Kosovës, viktima është Bashkim Spahiu nga fshati Gllamnik, i cili raportohet se është vrarë me 10 plumba në veturën e tij.
Ndërsa, autori dyshohet të jetë Arbër Havolli.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, njoftoi një ditë më parë se lidhur me rastin ata kanë marrë informata për të shtëna me armë rreth orës 19:30.
Po ashtu hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vrasjes.
