Kosovën drejt një krize serioze financiare dhe politike të brendshme e ndërkombëtare

Vonesat në formimin e qeverisë dhe institucioneve të tjera pas zgjedhjeve parlamentare të Shkurtit, po e çojnë Kosovën, drejt një krize serioze financiare dhe politike të brendshme e ndërkombëtare, vlerësojnë studiuesit në Prishtinë.

Naim Jakaj nga Institutit i Kosovës për Drejtësi thekson pasojat që do të sillte mos miratimi I buxhetit të Shtetit, brenda 31 Tetorit.

“Ne jemi në shtatorë, në fund të muajit tetor qeveria e Kosovës, një qeveri që formohet pas konstituimit të këtij Kuvendi duhet ta votoj buxhetin e Kosovës dhe ta procedoj deri në Kuvendin e Kosovës deri me 31 tetor të këtij viti. Në rast se nuk do të ketë qeveri, që themelohet nga ky Kuvend atëherë ne do të hyjmë në një situatë e cila nuk ka qenë e paraparë me ligj, sepse me ligj e paraparë është mënyra e funksionimit të rregullt të Kuvendit dhe të qeverisë dhe jo fiskulturat politike të cilat po bëhen kryesisht nga partia e parë që ka dalë nga zgjedhjet e fundit”,

Në një interviste për Ekonomia Online, Ai tha se efektet e para do të jenë të  brendshme e më pas do të shfaqen edhe në diplomaci.

“Pasojat fillimisht do të jenë financiare, buxhetore të brendshme, në ndërkohë ato të jashtme ato që mund të bëhemi pjesë e përjashtimit të marrjes së fondeve nga plani i rritjes për shkak që ne nuk po mbërrijmë që ta konstituojmë një Kuvend, rrjedhimisht t’i miratojmë ato marrëveshje ndërkombëtare sepse edhe për miratimin e atyre marrëveshjeve ndërkombëtare duhet me pas qeveri, nuk mundet Kuvendi vetë të hyjë një obligimi sepse nuk mundet me pastaj t’i ekzekutoj ato detyrime të cilat i merr përsipër t’i kryej.”

Kriza institucionale ndërkohë po ndikon drejtpërdrejt edhe në politikën e jashtme dhe procesin e dialogut me Serbinë

“Kemi ngecur me dialogun me Kosovë-Serbi, detyrimet për të cilat kjo qeveri ka marr përsipër t’i zbatoj edhe me marrëveshjen e Ohrit edhe anekset të cilat janë të bashkëngjitura kësaj marrëveshje.”

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezulloi deri më 30 shtator çdo procedurë për formimin e qeverisë së re, pas një kërkesë të Partisë Lista Serbe mbi përplasjen për konstituimin e Kuvendit që ende nuk ka zgjedhur nënkryetarin përfaqësues të komunitetit serb në Kosovë, siç detyron Kushtetuta.