Bajraktari: Specialja në Hagë futet në një fazë delikate, mbrojtja do të sjellë dëshmitarët e vet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2025, 19:23
Ardian Bajraktari përmes një interviste me Ora News tha se tashmë procesi në Hagë për ish luftëtarët e UÇK-së do të hyjë në një proces më intensiv.
Bajraktari: Në dhomat e specializuara apo sikurse njihen Specialja ne Hagë po futet në një fazë delikate të procesit ku mbrojtja do të jetë shumë e rëndësishme. Nga shtatori dhe tetori e më pas mbrojtja do të ketë rol të rëndësishëm dhe janë përcaktuar një sërë dëshmitarësh që do të ndihmojnë në të vërtetën.