Pa qeveri deri në 30 shtator/ Koci: Kushtetuta ndalon Osmanin t’ia japë mandatarin LVV-së

Melazim Koci, politolog tha se nuk ka dilemë sipas Kushtetutës, Kuvendi nuk është konstituar, pasi masa e përkohshme është dhënë deri në 30 shtator

"Nuk ka dilemë sipas Kushtetutës, Kuvendi nuk është konstituar, pasi masa e përkohshme është dhënë deri në 30 shtator, pra bllokohet çdo veprimtari të Kuvendit dhe Presidentes.

LVV kërkonte që të dielën do të dërgonte mandatarin e ri të qeverisë. Presidentja kështu nuk ka mundësi që t’ia japë LVV-së mandatin qeverisës deri më 30 shtator", u shpreh Koci.