Drama e vetmisë së përditshme tek të moshuarit, po kthehet në një krizë të heshtur sociale

Në një kohë kur ritmi i jetës është gjithnjë më i shpejtë, pasojat e saj bien mbi të moshuarit që jetojnë vetëm dhe fëmijët që nuk ndjejnë praninë e prindërve, po përballen me një realitet të hidhur: vetminë dhe ndjesinë e braktisjes.

Historia e të moshuarve që u gjetën të vdekur e të harruar në shtëpitë ku jetonin, zbuloi përmasat e dramave të vetmisë, larg vëmendjes e përkujdesjes si plagë në shoqërinë shqiptare.

Ritmi i vrullshëm i jetës, shpesh i ka shtyrë fëmijët të harrojnë edhe një telefonatë të thjeshtë për t'i pyetur se si janë.

Sociologu Zyhdi Dervishi thotë se Indiferenca emocionale e shoqërisë krijon një boshllëk të madh tek të moshuarit.

Për dervishin vetmia dhe braktisja janë pasqyra e një kohe që ka humbur lidhjet njerëzore.

Sociologu që ia kushtuar jetën analizimit të shoqërisë shqiptare sugjeron ndërhyrje të menjëhershme të pushtetit vendor për të krijuar programe në mbështetje të të moshuarve të vetmuar.