Durrës/ Pas sherrit qëlloi me armë gjahu drejt një shtetasi, arrestohet 27-vjeçari

Shtetasi, Sebastian Toska është arrestuar në flagrancë pas ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të një shtetasi tjetër pas një konflikti të çastit.

Policia ka sekuestruar armën e gjahut. Ngjarja ka ndodhur në Hamallaj, Fermë Sukth. Nga veprimet hetimore rezultoi se arma e gjahut, tip shotgun, ishte pa leje dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Prishja e rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.