Shkodër, ishte shpallur në kërkim ngacmim se*sual dhe dhunë në familje, arrestohet në Hanin e Hotit 48-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2025, 12:05
Një 48-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “ngacmim seksual” dhe “dhunë në familje”, u arrestua nga policia në pikën kufitare të Hanit të Hotit.
Policia njofton se shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit kapën shtetasin në kërkim F(A). E., 48 vjeç.
Bashkëshortja e tij ka kallëzuar në Polici, se ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Dibër.