Abuzoi se*sualisht me një 18-vjeçare italiane, përfundon në pranga i riu në Durrës

Pushimet në Shqipëri u shndërruan në një dramë për një të re italiane

Vajza 18-vjecare ra pre e abuzimit seksual nga një 26 vjeçar shqiptare sipas policisë me precedentë të theksuar kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes i cili tashmë është në pranga.

Ngjarja tronditëse sipas policisë ka ndodhur rreth orës 05:25 të mëngjesit të 5 shtatorit, në shezlongët përballë një hoteli në lagjen nr. 13 të qytetit.

Autori i dyshuar është Leonardo Preza, i cili u arrestua pas denoncimit të adoleshentes italiane që ngriti në këmbë policinë lokale.

Hetuesit morën kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë ku u arrit edhe identifikimin i personit në fjalë.

Pas një sërë kontrollesh policia ndaloi dhe shoqëroi 26-vjeçarin që rezultoi të ishte më precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe vjedhjes.

Deri në përfundimet të aktit hetimor policia e ka ngarkuar me përgjegjësi penale Leoanrdo Preza për  akuzën e “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14–18 vjeç”.