Trump minimizon idenë për çmimin Nobel për Paqe

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk i vlerëson të rëndësishme idetë se ai dëshiron të fitojë çmimin Nobel për Paqe, pas javësh spekulimesh, sipas BBC.

“Nuk kam asgjë për të thënë rreth kësaj”, tha Trump për CBS News, partneri amerikan i BBC-së.

“E vetmja gjë që mund të bëj është të ndaloj luftëra. Nuk kërkoj vëmendje. Dua vetëm të shpëtoj jetë”, shtoi presidenti .

Komentet duken në kontrast me deklaratat e mëparshme për këtë çështje, kur ai kishte thënë se duhej t’i jepej ky çmim i prestigjioz për rolin e tij në përfundimin e disa konflikteve.

Në të njëjtën intervistë telefonike, Trump i tha medias se ishte i angazhuar të ndihmonte për sigurimin e një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Diçka do të ndodhë. Do ta realizojmë”, tha Trump

Fituesi i çmimit Nobel për Paqe pritet të shpallet nga Komiteti Nobel Norvegjez më 10 tetor.

Katër presidentë të mëparshëm amerikanë janë nderuar me këtë çmim, përfshirë rivalin politik të Trumpit, Barack Obama.

Trump është nominuar nga disa vende, përfshirë Izraelin dhe Pakistanin dhe ai mori meritën për uljen e tensioneve mes Pakistanit dhe Indisë fqinje.