“DJEMVE” - Arnisa Gorezi shkëlqen me poezinë e saj në “The Nobel Prize Stockholm”
Ata që merren me letërsi e kanë të që poezitë janë mendime që marrin frymë dhe fjalë që digjen për të dritur botën me shpirtje.
E pikërisht këto mendime i mundësojnë poetëve të shkruajnë poezinë e tyre, që në fakt është një lloj instinkti apo frymëzimi, siç i gjeni tek shikuesit dhe profetët që i dërgojnë të gjitha porositë e tyre sublime, pa e ditur më së paku "distancën" e tyre, por të ndërgjegjshëm për forcën e mesazhit të tyre.
E tillë është dhe historia poetike e gjyqtares Arnisa Gorezit, e cila i afrohet “Nobel”-it pa e kuptuar.

Ajo e Arnisa Gorezit, në profesion gjyqtare ende në detyrë, është një histori disi e çuditshme që përfshin një pasion poezie.
Arnisa Gorezi ka kaluar pritshmëritë në një konkurs ndërkombëtar poezie.
Pasi krijimtaria e saj e titulluar “Djemve” ka debutuar dhe është vlerësuar sot në Stockholm.
Në konkursin e organizuar nga “The Nobel Prize Stockholm”, Gorezi sjell në Shqiperi një ëndërr që pak kush mundi.

Më poshtë poezia e saj:
Djemve...
Flenë kulla të Tiranë me kryet nën qiell,
Por unë ndonjëherë rri zgjuar,
Ato mbase janë vetmuar nga netët,
Netët prej meje, ama, aspak vetmuar.
I fsheh britmat e Tiranës ku po ju rris,
Nuk janë për veshët, e as për mendjen tuaj,
Shurdhuar nga të padrejtët,
Të padrejtët aspak shurdhuar.
Ju mësoj sa mundem atë që nesër do e quani histori,
Dhe pse do ju kem larguar,
Ky vend do të humbasë dy mendje drite,
Por ju s’do humbisni, do keni fituar.
Dy ide të vetme dua t’ju lë pasuri,
Keni le të lirë, të drejtë, e për to ia vlen,
Në çdo vend e çdo kohë, pa hezitim,
Të luftoni kahera, pa pushkë, veç me penë!
E në fund do ju lë dhe ca kuti me libra,
Po mundohem t’ju mësoj tashmë me to,
Dhe pse do rroj gjatë, po ua them,
Librat do m’i mbroni në çdo kohë!

