Humb titullin si më i madhi në botë, Shkencëtarët: Ajsbergu po fragmentohet me shpejtësi
Ajsbergu A23a, i njohur për dekada si më i madhi në botë, po shpërbëhet me shpjtësi sipas shkencëtarëve britanikë. Dikur me një sipërfaqe prej 3,672km katror, sot ai është vetëm dhe 1700 dhe vijon të copëzohet, duke humbur edhe titullin si asjhbergu më i madh në botë
Ajsbergu A23a, i njohur si më i madhi në botë për shumë vite, po copëtohet me shpejtësi, sipas shkencëtarëve të British Antarctik Survey.
Ajsbergu, i cili dikur peshonte rreth 1.1 ton dhe një sipërfaqe prej 3,672 kilometrash katrorë më e madhe se shteti amerikan Rhode Island është duke u fragmentuar në copa të mëdha që tashmë janë si ajsbergë më vete.
Sipas të dhënave më të fundit, A23a është tashmë në një madhësi prej rreth 1,700 kilometrash katrorë në madhësinë e Londrës së Madhe duke humbur titullin e ajsbergut më të madh në botë.
Ky titull tani i përket ajsbergut D15a, me një sulm prej 3,000 kilometrash katrorë, i cili ndodhet në bregdetin e Antarktidës.
Ndërsa A23a mban vendin e dytë, Meijers paralajmëron se ai do të fragmentohet edhe më tej gjatë javës në vijim për shkak të rritjes së temperaturave dhe fillimit të pranverës në hemisferën jugore.
A23a u nda nga akullnaja Filchner-Ronne në Antarktidë në vitin 1986 dhe qëndroi për më shumë se 30 vjet i mbërthyer në fundin e Detit Weddell.
Vetëm në vitin 2020, ai nisi të lëvizte si pasojë e ndryshimeve në rrymat oqeanike, duke u përplasur herë pas here me shelfe kontinentale.
Sipas oqeanografit Andreë Meijers, që prej majit të ketë viti, A23a ka ndjekur rrjedhën e Frontit të Rrymës Circumpolare të Antarktidës Jugore, duke u shpërbërë më tepër ndërsa afrohet pranë Xhorxhias Jugore.
Shkencëtarët paralajmërojnë se shpërbërja e A23a është një shembull i qartë i ndikimit të ndryshimeve klimatike në rajonet polare.
Ngrohja e ujërave të oqeanit dhe ndryshimet në rrymat oqeanike kanë kontribuar në humbjen e trilionave tonë të akullit nga raftet polare gjatë dekadave të fundit.

