Shenjtërimi i Nënë Terezës, Ambasada Amerikane ndan thënien e Trump: Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh

Sot është Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, misionares trupvogël me zemër të madhe, që u bë simbol i bamirësisë, vetëmohimit dhe shërbimit ndaj të pamundurve.

Më 5 shtator 2016, Nënë Tereza fituese e çmimit Nobel për Paqen, u shpall shenjtore nga papa Françesku duke njohur dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane ka ndarë një thënie të presidentit Donald Trump për shenjtoren shqiptare.

“Nënë Tereza u dha ushqim të uriturve, strehë të pastrehëve dhe arsim atyre që kishin nevojë. Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh.” – Presidenti Donald Trump në rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.