"Fuqia e bamirësisë është e pakufishme" - Mesazhi i Osmanit në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në Facebook ka kujtuar figurën e Nënë Terezës në Ditën e Shenjtërimit të saj.
Ajo ka theksuar se rrugëtimi i shenjtores shqiptare, nga fshati i vogël i Letnicës deri në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan dhe më pas në çdo anë të botës, është dëshmi e përkushtimit dhe bamirësisë së pakrahasueshme.
“Nënë Tereza i dha zë të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke lënë pas një trashëgimi që frymëzon miliona njerëz. Veprat e saj na kujtojnë fuqinë e bamirësisë dhe humanizmit, prandaj kjo trashëgimi është një thirrje për secilin prej nesh: të jemi pranë të tjerëve, të dhurojmë dashuri dhe shpresë, si dhe të ndërtojmë një botë më të drejtë e më paqësore,” shkruan Osmani.
Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës shënon një moment reflektimi për vlerat që ajo la pas dhe për rolin e saj si simbol i dashurisë pa kushte dhe shërbimit ndaj njerëzimit.
Nga fshati i vogël i Letnicës, ku dëgjoi thirrjen hyjnore, në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan dhe pastaj në çdo anë të botës, Nënë Tereza i dha zë të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke lënë pas një trashëgimi të pakrahasueshme bamirësie dhe humanizmi.
Rrugëtimi i saj frymëzoi miliona njerëz. Veprat e Shën Terezës na kujtojnë fuqinë e bamirësisë dhe humanizmit, prandaj trashëgimia e saj është një thirrje për secilin prej nesh: të jemi pranë të tjerëve, të dhurojmë dashuri dhe shpresë, si dhe ta ndërtojmë një botë më të drejtë dhe më paqësore.

