Jaçe: Dokumentari i Pirro Milkanit, një rrëfim i sinqertë dhe pasqyrë e historisë së kinemasë shqiptare
Producenti Skënder Jaçe, i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, tha se dokumentari i Pirro Milkanit është një rrëfim artistik i sinqertë i jetës së tij dhe një përmbledhje e bukur e historisë së kinemasë shqiptare, duke përfshirë kolegët e tij të shquar dhe të rinjtë e talentuar.
" Në bisedën e fundit që pata me skenaristin e filmit, Bashkim Hoxha, ramë dakord që Pirroja ishte në muajt e fundit, u rëndua nga sëmundja dhe ramë dakord q pyetjet që do i drejtonim Pirros të gjitha të ktheheshin në një rrëfim, në një rrëfim artistik që atij i buroi nga shpirti, shumë i sinqertë.
Po ta shikosh dokumentarin me vëmendje, jo vetëm është një sintezë e jetës së Pirros, por është një sintezë e bukur e historisë së kinemasë shqiptare, pasi i përmend të gjithë kolegët me radhë, ata që janë fikur, që nuk janë më në këtë jetë, por edhe këta të rinjtë, me një optimizëm, me një dashuri për kinemanë, që vjen mjaft natyrshëm", u shpreh Jaçe.
