Vranësira dhe kthjellime/ Njihuni me parashikimin e motit për këtë të premte

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensite të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjat vijës bregdetare dhe në zonat  luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 34 gradë celsius.