Ajazi: 21 shtretër të rinj elektrikë për spitalin e Gramshit

Spitali i Gramshit pajiset me 21 shtretër të rinj spitalorë, elektrikë dhe modernë.

Kryetari i bashkisë së Gramshit, Besian Ajazi nënshkroi sot një marrëveshje bashkëfinancimi me drejtorin e zyrës për Shqipërinë dhe Kosovën i fondacionit “Islamic Relief Albania”  për pajisjen me 21 shtretër të rinj spitalorë, elektrik dhe modern të spitalit të qytetit të Gramshit.

Kryebashkiaku Ajazi u shpreh se fondacioni Islamic Relief Albania është mbështetës i pakursyer i qytetit të Gramshit në shumë fusha të ndryshme.

Ajazi u shpreh se pajisja e spitalit me 21 shtretër të rinj elektrikë vjen pas bashkëfinancimit për blerjen e autoambulancës së re për spitalin.

Ai shtoi se, priten shumë shpejtë edhe mbi 40 shtretër të tjerë. Kryebashkiaku shtoi se pas pak ditësh nis ndërtimi i 7 ambulancave të reja në 7 fshatra dhe ujësjellësi i ri në Skëndërbegas.