40-vjeçarja bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2025, 14:37
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e 3 shtatorit.
Sipas asaj që raporton policia, rreth orës 23:30, në rrugën “Feti Gjilani” një grua 40-vjeçare, me inicialet A. S. ka rënë aksidentalisht nga ballkoni dhe si pasojë ka humbur jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
