Trafik droge me Ervis Çelën dhe Franc Çopjën/ Kapet ne Amerike Latinë i shumë kërkuari Vilson Pepa

Vilson Pepa anëtar i grupit të drogës të Ervis Çelës dhe Franc Copjes është arrestuar në Amerikën Latine.

Burime për gazetarin Ora News Edison Vatnikaj bëjne më dije se ai u ndalua një ditë më parë më 3 shtator ku me vete kishte dokumente shqiptare dhe Italiane.

Po ashtu burimet shtojnë se atij iu gjeten edhe 5 aparate të ekriptuara dhe para cash.

Prokuroria e posaçme e cila e ka shpallur në kërkim thotë se Pepa lidhet me një ngarkesë prej 11 tonë kokaine, përfshirë 600 kilogramë të kapur në Roterdam, Holandë, në nëntor 2020, si dhe me financimin e një sasie tjetër prej 10 kilogramësh në të njëjtin qytet.

Raportet ndërkombëtare tregojnë se ai ishte pjesë e një rrjeti kriminal transnacional që vepronte në Evropë dhe Amerikën e Jugut, duke përdorur portin Villetas të Paraguait si pikë nisjeje për dërgesat drejt Belgjikës.