VIDEO+FOTO/ Atentati në qendër të Shkodrës, viktima ishte ulur në lokal! Ja çfarë thotë policia: Autorët ishin...
Detaje nga atentati i ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Viktima Kristjan Kola ka qenë i ulur në një lokal përballë kinema "Republika" pranë qendrës së qytetit.
Dy persona dyshohet se janë autorë të këtij atentati.
Policia ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Shkodër, ku u ekzekutua 34-vjeçari Kristian Kola.
Në njoftim e unifromave blu bëhet me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, kur dy persona të paidentifikuar dyshohet se qëlluan viktimën me armë zjarri, ndërsa ai ndodhej jashtë një lokali.
Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

