Fier/ E përplasi me makinë 17-vjeçari me ‘Land Rover’, ndërron jetë në spital babai i 3 fëmijëve, qëndroi 10 ditë në koma
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2025, 09:57
Ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Traumës në Tiranë, Kreshnik Tomani i cili u përpas nga një ‘Land Rover’ që po drejtohej nga një 17 vjeçar. Aksidenti u shënua më 24 gusht 2025 pranë Shkollës së Muzikës në Fier dhe 35 vjeçari ndodhej prej 10 ditësh në gjëndje kome në spitalin e Traumës.
Babai i tre fëmijëve u përplas nga makina që drejtohej nga një 17 vjeçar pa patentë. Pas ngjarjes së ndodhur në lagjen "Liri Gero", i mituri u arrestua në flagrancë për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, 17-vjeçari që ishte në timon pa patentë.
