Aksident në aksin rrugor Qafë e Buallit-Klos, makina del nga rruga, plag*sen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Qafë e Buallit-Klos. Sipas informacioneve një automjet tip "Benz" ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Policia dhe ambulanca janë njoftuar nga drejtuesit e mjeteve që panë aksidentin, ndërsa dy të plagosurit u transportuan drejt spitalit të Klosit për mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit ku dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit si dhe lagështira në rrugë.