Policia "zbarkom" në veri të Kosovës, gjenden a*më dhe bluza me simbole nacionaliste serbe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2025, 19:40
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në veri të vendit, ku gjatë kontrolleve janë gjetur armë dhe bluza me simbole nacionaliste serbe.
Lajmin e konfirmoi zv/drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Sipas raportimeve, aksioni është është zbuluar brenda një lokali në fshatin Jashanicë të Leposaviqit.
“Rreth orës 12 jemi njoftu nga Njësitet e Policisë Kufitare se në një lokal në zonën e Leposaviqit shiten pije, logo, maica, thika, elektroshok etj”, ka deklaruar Elshani.
