Kina zbulon armë të reja në një paradë masive ku morën pjesë Vladimir Putin dhe Kim Jong Un
Armët lazer, raketat balistike bërthamore dhe dronë gjigantë nënujorë ishin ndër armët e reja që Kina zbuloi në një paradë masive ushtarake.
Presidenti Xi Jinping tha se vendi i tij ishte "i pandalshëm" dhe "nuk do të frikësohet kurrë" nga ngacmuesit, në një fjalim para ngjarjes.
Ai u shoqërua nga 26 krerë shtetesh, përfshirë Vladimir Putinin e Rusisë dhe Kim Jong Unin e Koresë së Veriut.
Kjo është hera e parë që Xi, Putin dhe Kim takohen së bashku.
Ambiciet e Xi-së u shfaqën këtë mëngjes dhe parada ofroi të dhëna mbi çdo plan të mundshëm për të sulmuar ishullin demokratik të Tajvanit, të cilin Kina e pretendon.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk ishte në paradë, por postoi në Truth Social duke i qortuar Xi-në, Kim-in dhe Putin-in për "komplot" kundër SHBA-së.

