Teoritë konspirative për shëndetin e tij/ Trump: Nuk bëra asgjë për dy ditë dhe thanë se kisha vd*kur, Biden nuk bëri asgjë për disa muaj dhe askush nuk tha se ka problem
Presidenti Donald Trump mohoi thashethemet se shëndeti i tij ishte në rrezik, ndërsa u përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Zyrën Ovale të martën.
Thashethemet ishin përhapur me vrull gjatë fundjavës, pas disa ditësh mungesë të presidentit amerikan nga skena publike. Teoritë e konspiracionit në internet thonin se Trump ishte i sëmurë rëndë ose edhe i vdekur.
Gazetari e pyeti me humor Trumpin në lidhje me thashethemin: “Si e mësove gjatë fundjavës se ishe i vdekur?” duke iu referuar qarkullimit të thashethemeve.
Trump tha se nuk e kishte parë thashethemin, por kishte marrë “informacione”. Më pas ai komentoi se mungesa e tij për dy ditë kishte nxitur spekulime se diçka nuk shkonte me shëndetin e tij: “Nuk bëra asgjë për dy ditë dhe ata thanë se duhet të ketë pasur diçka. Biden nuk bëri asgjë për muaj të tërë. Ti nuk e pe kurrë. Dhe askush nuk tha kurrë se kishte ndonjë problem dhe ne e dimë që nuk ishte në formën më të mirë”.
