Zajmi: Kampionati ka nisur 'agresivisht', me befasi dhe rivalitet që do zgjasë deri në fund
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, gazetari sportiv Uvil Zajmi analizoi atmosferën e krijuar nga ecuria e skuadrave dhe nisjen dinamike të kampionatit shqiptar.
" Unë e shikoj se ka një atmosferë entuzjaste. Rezultatet e dy skuadrave, si Egnatia dhe Dinamo kanë krijuar një atmosferë disi pozitive, pa dashur që të them për dy skuadrat e tjera që u eleminuan turin e parë dhe të dytë.
Sidoqoftë kampionati ka filluar, mjafton ti referohesh renditjes kur shikon që Egnatia, Tirana janë në fund dhe që unë gjykoj që një fillim 2 javor 'agresiv' me garë, konkurencë, me gola të anulluar, me rezultate befasuese, me probleme e ankime të arbitrave shikoj një nisje agresive në kuptimin figurativ dhe gjykoj se e tillë do të jetë deri në fund", u shpreh Zajmi.
