Man.United i mërzitur me Onanën dhe Bayindirin, nënshkruan me një portier të ri…
Manchester United ka vendosur të zvogëlojë humbjet në portë. I lodhur nga dyshimet e vazhdueshme rreth André Onanas, i cili u ndëshkua përsëri në ndeshjen e turpshme të Kupës Carabao kundër një skuadre të divizionit të katërt.
Dyshime ka paraqitur edhe Altay Bayindir, i cili luajti si titullar në tre ndeshjet e para të Premier Ligës, klubi nga Old Trafford ka vendosur të nënshkruajë një portier të ri.
Sipas gazetarit specialist të tregut, Fabrizio Romano, United ka arritur një marrëveshje me Royal Antwerp për transferimin e portierit 23-vjeçar Senne Lammens.
Marrëveshja pritet të kushtojë 21 milionë euro, 29 milionë euro më pak se sa pagoi Man.United për Onanën vetëm dy vjet më parë. Lammens, i cili luajti për Club Brugge, do të bëhet një “Djall i Kuq” pasi të përfundojë testet e nevojshme mjekësore.
Tani mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me argjentinasin Dibu Martinez, opsionin tjetër që United po shqyrtonte për të forcuar pozicionin e portierit.
Gardiani nga Mar del Plata pësoi humbjen e fundit 3-0 të Aston Villas ndaj Crystal Palace dhe kur trajneri i tij, Unai Emery u pyet për të ardhmen e tij, ai përsëriti emrin e holandezit Marco Bizot, i cili u nënshkrua nga Villans këtë verë dhe filloi si titullar në dy nga tre ndeshjet e para të ligës në Angli.
