CHELSEA, MERKATO NË SULM/ Blutë kërkojnë Harder të Sporting, Jackson drejt largimit

Chelsea synon të shesë Nicolas Jackson dhe të afrojë Conrad Harder nga Sportingu, në orët e fundit të merkatos. Bayernit i kërkohet të bëjë një ofertë përfundimtare, ndërsa Blutë po lëvizin shpejt para mbylljes zyrtare të afatit të transferimeve të hënën.

Chelsea ka kontaktuar Sportingun për sulmuesin danez Conrad Harder, ndërsa po i kërkon Bayern Munich të bëjë një ofertë përfundimtare për Nicolas Jackson.

Blutë pezulluan të shtunën lejen që 24 vjeç, të kryente vizitat mjekësore te Bayerni për një huazim fillestar prej 13 milionë paundësh, menjëherë pasi Liam Delap pësoi një dëmtim në muskujt e kofshës!

Menjëherë ata kontaktuan gjithashtu Harder dhe Sportingun për të shqyrtuar një lëvizje të mundshme pas dëmtimit të Delap në fitoren 2-0 ndaj Fulham të shtunën.

Jackson mbeti i ngrirë në Gjermani dhe dëshiron të largohet nga Stamford Bridge, por për shkak të ndryshimit të rrethanave, pasi bararezëve u kërkohet të rinegociojë për një marrëveshje të përhershme për të ndihmuar financimin e një sulmuesi të ri për Chelsean.

Nënshkrimi me Harder dhe shitja e Jackson është opsioni i preferuar mes tre skenarëve të mundshëm, me trajnerin Enzo Maresca i shqetësuar se Delap do të mungojë "gjashtë deri në tetë javë".

Çdo marrëveshje varet nga arritja e një akordi financiar dhe bindja e 20-vjeçarit që luan me përfaqësuesen e Danimarkës që të kalojë te blutë.

Si alternativë, Marc Guiu mund të rikthehet nga huazimi te Sunderland, por kjo do të kërkonte një marrëveshje mes klubeve.

Gjithashtu ekziston mundësia që Jackson të urdhërohet të kthehet në Londër nga Blutë.

Merkatoja e transferimeve mbyllet zyrtarisht të hënën pasdite  dhe orët e fundit të negociatave pritet të jenë intensive.