Asllani pas debutimit me Torinon: Pres sezon pozitiv, mund të shënoj edhe gola

Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani debutoi me Torinon, në përballjen ndaj Fiorentinës në Serie A. Pas takimit, Asllani foli për tema të ndryshme.

“Zgjodha Torinon pasi mendoj se këtu mund të jap më të mirën. Ky është qyteti i duhur për mua. Më mungon shumë fakti që nuk kam qenë për një kohë të gjatë në fushë”.

Përpara se të transferohesha në Torino nuk e njihja Baronin. Mendoj se është një trajner i mirë dhe se prej tij mund të mësoj shumë. Mbaj mend vjet kur jemi përballur me Lacion e tij kemi vujatur shumë. A mund të shënoj gola? Patjetër që po, por sot nuk ishte dita pasi kisha për detyrë që të markoja Gudmunson”,- tha ai.