Zjarr në Berat, flakët shumë pranë banesave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2025, 16:13
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pak minuta më parë në lagjen Çlirim në Berat.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, ndërsa rrezikohen edhe banesat përreth.
Në vendngjarje ndodhen katër mjete zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin.
