DETAJET/ "Hiqe skafandrën" - Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, autori i paidentifikuar kë*cënon pronarin dhe largohet

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 11:30 në lagjen “Vasil Shanto” të qytetit të Shkodrës, një person i paidentifikuar që udhëtonte me motomjet është ndalur para një argjendarie.

Me skafandër në kokë, ai është futur në ambientet e argjendarisë, por pasi pronari i kërkoi të hiqte mbulesën, personi refuzoi dhe u largua me vrap, duke lënë motomjetin e tij të parkuar pranë dyqanit.

Jashtë argjendarisë, ai dyshohet se i ka drejtuar armën pronarit, duke e kërcënuar për të mos e ndjekur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon kërkimet për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen “Vasil Shanto”, një shtetas ende i paidentifikuar, që qarkullonte me motomjet, ka qëndruar para një argjendarie dhe me skafandër në kokë është futur në argjendari. Pronari i argjendarisë i ka kërkuar që të heqë skafandrën, por ai ka refuzuar dhe është larguar me vrap, duke lënë edhe motomjetin para argjendarisë.

Dyshohet se jashtë ambienteve të saj, ky shtetas i ka drejtuar një armë zjarri pronarit të argjendarisë që të mos ta ndiqte për ta kapur.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.