PAMJET/ Ambasada e SHBA, ceremoni vlerësimi për shërbimin e Policisë së Shtetit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës falënderoi sot Policinë e Shtetit për shërbimin në sigurinë e Ambasadës.

E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn dhe Zyra Rajonale e Sigurisë i nderuan sot në një ceremoni vlerësimi për shërbimin e tyre, disa prej tyre për më shumë se 15 vjet.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara e vlerëson thellësisht partneritetin me forcat e rendit në Shqipëri për të penguar kërcënimet dhe për të mbrojtur qytetarët tanë.

“Një falënderim për Policinë e Shtetit që e bën ambasadën tonë më të sigurt çdo ditë! Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Zyra Rajonale e Sigurisë i nderuan në një ceremoni vlerësimi për shërbimin e tyre – disa prej tyre për më shumë se 15 vjet! Ambasada e Shteteve të Bashkuara e vlerëson thellësisht partneritetin tonë me forcat e rendit në Shqipëri për të penguar kërcënimet dhe për të mbrojtur qytetarët tanë”, shkruan Ambasada amerikane në një postim në rrjetet sociale.