Manastirliu: Hap dyert në shtator shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja e Malësisë” në Bajram Curri
Shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja e Malësisë” në Bajram Curri (Tropojë) do të hapë dyert këtë vit të ri shkollor. Shkolla do të ketë kushte dinjitoze, me klasa të reja, laboratorë, terrene sportive e mjedise bashkëkohore për mbi 250 nxënës dhe mësues, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe bashkisë së Tropojës.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau sot foto nga kjo shkollë, duke theksuar se “shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja e Malësisë” në Bajram Curri, Tropojë, do të hapë dyert këtë vit të ri shkollor me kushte dinjitoze, me klasa të reja, laboratorë, terrene sportive e mjedise bashkëkohore për mbi 250 nxënës dhe mësues, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Tropojës”.
Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës shkollore dhe përmirësimit të kushteve të të mësuarit për nxënësit dhe mësuesit. Punimet kanë përfunduar sipas afateve të parashikuara, duke garantuar që shkolla të jetë gati për vitin e ri shkollor 2025 – 2026.
Investimi erdhi vetëm dy vite pas kremtimit të 100-vjetorit të themelimit të shkollës, një moment historik që dëshmon rolin e saj të pazëvendësueshëm në edukimin e brezave të rinj.
Cilësia në arsim përmes investimeve të qëndrueshme në shkolla, objekte sportive dhe ambiente ndihmëse, duke rritur aksesin, sigurinë dhe funksionalitetin e institucioneve arsimore, mbetet prioritet i qeverisë.
