Kryepeshkopi Joani i dërgon urime për ditëlindje gazetarit të njohur Ferdinand Samarxhi
Sot, gazetari i njohur Ferdinand Samarxhi feston 77-vjetorin e lindjes, ku kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepeshkop Joani i ka përcjellë urimet e tij të ngrohta dhe të sinqerta, duke i uruar jetë të gjatë.
“Ju uroj gëzuar dhe për shume vjet ditëlindjen, duke ju falënderuar dhe përgëzuar për kontributin e çmuar dhe te vazhdueshëm ne pasqyrimin profesional të veprimtarive te shumta te komuniteteve fetare ne vendin tone. Lutem qe Perëndia t'ju japë shëndet, jete te gjate, si edhe paqe e gëzim ne jetën tuaj dhe ne familjen tuaj.
Me respekt, Kryepeshkopi i Tiranës, + Joani”
Ferdinand Samarxhi është gazetari që, me guxim dhe përkushtim, hapi në ekranin e Televizionit Shqiptar rubrikën e parë që solli dritën e lirisë së besimit. Në një kohë të vështirë, ai guxoi të fliste për shpirtin, për dashurinë dhe për Zotin, duke e bërë fjalën e tij burim shprese e drite për mbarë shqiptarët.
s